Mariçiq: Skriningu – konfirmim për perspektivë drejt BE-së

NIS SKRININGU – COELA VIZITË DYDITËSHE NË RMV

Në takimin e parë me trupin punues të Këshillit të BE-së, përgjegjës për vendet që negociojnë, Zv/Kryeministri dhe negociuesi kryesor Bojan Mariçiq, ka vlerësuar se para fillimit të nesërm të procesit të skriningut në Bruksel, vërtetohet perspektiva e BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Para shkuarjes së ekipit nga administrata shtetërore e vendit në Bruksel, ku do të fillojë pjesa praktike e skriningut për negociata aderuese, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, Zv/Kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani sot në Shkup biseduan me anëtarët e trupit punues të Këshillit të BE-së, përgjegjës për vendet që negociojnë, me emërtim të shkurtër KOELA.

“Shkojmë një hap përpara në procesin eurointegrues, nga KOVEB kalojmë në KOELA, vërtetohet perspektiva e BE-së dhe mbështetja nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Procesi i zgjerimit ecën përpara, hapja e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë duhet të kuptohet si nxitje që të gjithë maksimalisht të përkushtohemi dhe t’i kryejmë reformat shpejt.”

Para anëtarëve të KOELA, përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, Mariçiq theksoi se Qeveria angazhohet për proces negociues transparent në të cilin do ta përfshijë edhe shoqërinë qytetare dhe bashkësinë akademike e të biznesit.

“Absolutisht është e rëndësishme të kemi konsensus kombëtar për procesin aderues dhe opozita të luajë rol konstruktiv në plotësimin e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim me të drejta të plota.”

Për komentin konsensusi kombëtar siç duket është në pikëpyetje, për shkak të  kërcënimeve të opozitares VMRO-DPMNE se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i kërkon Bullgaria, si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe insistimin për referendum për kornizën negociuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share