Mariçiq për VOA: Zgjedhje – vetëm nëse opozita voton ndryshimet Kushtetuese!

“KOHA PËR PËRGJEGJËSI DHE VENDIME TË RËNDËSISHME”

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në intervistën për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por për marrjen e vendimeve.

Sipas tij, sic percjell KlanM, zgjedhje mund të ketë vetëm nëse opozita pajtohet që menjëherë t`i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Vetëm ky është opsioni që ne si Qeveri do të pranonim zgjedhje të parakohshme. Mendoj se nuk është koha për zgjedhje por për përgjegjësi dhe për implementimin e obligimeve. Qytetarët do të ishin falënderues nëse përfundojmë këtë obligim para zgjedhjeve, që zgjedhjet mos të ngarkohen me atë se kush është “për” e kush “kundër” ndryshimeve kushtetuese, për shkak se do të hynim në një tunel të ri dhjetëvjecar, nga i cili nuk e dimë nëse mund të dalim” – tha Bojan Mariçiq

Zv/Kryeministri Mariçiq është prononcuar edhe për vizitën në SHBA dhe mesazhet që përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ia dërguan vendit, se nuk duhet të lëshohet ky rast dhe se nuk dihet nëse do të kemi një mundësi të këtillë.

Sipas tij, sic percjell KlanM, aleatët strategjik kërkojnë lidership, përgjegjësi dhe nxitje që Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugëtimin evropian. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share