Mariçiq nga Sofja: Sot hapëm një kapitull evropian në marrëdhëniet me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me delegacionin qeveritar të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit ndërqeveritar, pas së cilës është nënshkruar Protokolli.

Sot hapëm një kapitull evropian në marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje. Për çështje strategjike dhe të rëndësishme, nuk ka alternativë tjetër përveç zgjidhjeve kompromisi që rivendosin besimin dhe ndërtojnë partneritete dhe aleanca, deklaroi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri Mariçiq beson se me nënshkrimin e Protokollit, marrëveshja për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë tashmë po merr një frymë të re, dhe Bullgaria po bëhet partneri dhe aleati ynë në rrugën evropiane, gjë që u konfirmua edhe në takimin ndërqeveritar që me këtë akt po forcojmë besimin e ndërsjellë dhe rolin e bashkëpunimit.

Grupet sektoriale vazhdojnë punën dhe në periudhën e ardhshme do të fokusohen në veprim të përbashkët në menaxhimin dhe tejkalimin e krizave me të cilat po përballemi.

Kemi një bazë të shëndoshë dhe të qëndrueshme për të vazhduar dialogun në një atmosferë pozitive, duke ecur me dinjitet drejt BE-së, theksoi në takim zëvendëskryeministri Mariçiq.

Sekretariati për Çështje Evropiane thotë se përfaqësuesit e qeverisë nga të dy vendet patën një takim konstruktiv në një atmosferë të këndshme dhe miqësore me vullnet politik të shprehur fuqishëm nga të dyja palët për sukses në procesin e integrimeve evropiane dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share