Për momentin kur Protokolli do të harmonizohet tërësisht dhe të dakordohet me Bullgarinë do të publikohet, por ky proces është në duart e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe presim të prezantohet nga MPJ-ja si një pako e dokumenteve të cilat më vonë do të shkonin në debat në Parlament, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq pas takimit të grupeve partiake të punës në Klubin e deputetëve.
Sipas Mariçiqit, qëllimi i vendit tonë është që të sigurohemi se me propozimin evropian nuk do të kemi bllokada të mëtutjeshme të pafundme. “Nëse i zhvillojmë mirë negociatat mund në vitet në vijim, deri në fund të kësaj dekade të përfundojmë si anëtare e BE-së”, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se i kanë sqaruar edhe mekanizmat për mbrojtjen e identitetin tonë kombëtar.