Mbretëresha daneze do t’i dorëzojë fronin djalit të saj
Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II sfidoi të ftohtin dhe realizoi udhëtimin e fundit si monarke me këtë karrocë kuajsh të veshur me ar.
83-vjeçarja pritet t’i dorëzojë fronin djalit të saj Princit të Kurorës javën e ardhshme.
Mbretëresha, e cila u kurorëzua në vitin 1972, bëri të ditur gjatë fjalimit të saj tradicional në natën e Vitit të Ri se do të hiqte dorë nga froni, duke i zënë në befasi qytetarët.
“U trondita shumë kur pashë që Mbretëresha po jepte dorëhqejen gjatë fjalimit të Vitit të Ri, ndoshta sepse nuk jam aq e informuar për familjen mbretërore, kështu që isha pak e surprizuar. Jam pak e trishtuar sepse ajo ka qenë atje për pesëdhjetë e dy vjet”.
Mbretëresha ka gëzuar mbështetje të gjerë gjatë gjithë jetës së saj nga publiku. Qytetarët e kanë vlerësuar për personalitetin e saj e madje edhe për kreativitetin të cilin e ka shpalosur duke dizajnuar kostume dhe skenografi për shfaqje të ndryshme teatrale.
Tv Klan