Maresca i thotë publikisht një lojtari të Chelseat të largohet nga klubi këtë verë me anë të një deklarate të ashpër

Trajneri italian, Enzo Maresca thuhet se ka vazhduar t’ua komunikojë vendimin për t’u larguar disa futbollistëve tjerë të Chelseat, përpara nisjes së sezonit të ri.

Trevoh Chalobah, Armando Broja dhe Conor Gallagher janë përjashtuar nga stërvitjet me ekipin e parë të Chelseat, me këtë të fundit “duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje me klubin” pasi një lëvizje e diskutuar te Atletico Madrid dështoi.

Por, një tjetër anëtari të ekipit të parë të skuadrës blu i është thënë të gjejë një klub të ri, me Marescan duke bërë komentet publike në një konferencë për shtyp.

Ben Chilwell është zëvendës-kapiteni i Chelseat pas kapitenit Reece James, por arriti vetëm 64 minuta në para-sezon, pavarësisht se kishte një pushim veror.

Ai dështoi të paraqitet tre ndeshjet e fundit dhe duket sikur reprezentuesi spanjoll Marc Cucurella do të jetë zgjedhja e parë e Marescas në krahun e majtë.

Dhe megjithëse ai nuk është përjashtuar nga stërvitjet e skuadrës, Maresca i ka thënë Chilëellit se do të ishte më mirë të largohej nga Stamford Bridge në ndjekje të kohës së rregullt të lojës.

“Chilwell nuk është stërvitur ditët e fundit sepse ka qenë i sëmurë”, ka thënë fillimisht Maresca në konferencën para ndeshjes kundër Manchester Cityt.

“Është mjaft e qartë, unë e dua mënyrën si është ai, por problemi është se ai lufton pak me ne për të gjetur pozicionin e tij më të mirë”.

“Këtë mëngjes ne kishim 22 lojtarë që stërviteshin, dhe nëse i pyet të gjithë ata do të thonë se duan të luajnë kundër Cityt të dielën, por kjo është e pamundur”.

“Kur ata stërviten çdo ditë dhe nuk marrin asnjë minutë, nuk është mirë për ta apo për mua, duhet të marr një vendim. Ndoshta është më mirë të largohen dhe të marrin minuta (diku tjetër). Afati i transferimeve është i hapur kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri i Bluve.

Chelsea ka ende 43 lojtarë në listë, duke përfshirë Romelu Lukaku dhe Kepa Arrizabalaga. Por, Maresca ka ndaluar 15 lojtarë nga procedimet në Cobham, duke lejuar vetëm 28 yje të jenë të pranishëm në turneun e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share