Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. “Marca” ka shkruar të enjten se Ronaldo është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do të firmos kontratë shtatëvjeçare me pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.
Në kontratë është specifikuar se për dy vjet e gjysmë, Ronaldo do të jetë futbollist tek Al Nassr, ndërsa në vitet tjera do të veprojë si ambasador i Arabisë Saudite dhe ofertën e këtij vendi për ta organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2030.
Aktualisht, Ronaldo është lojtar i lirë, pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin