MARCA: Deschamps refuzoi rikthimin e Benzemas në Katar

Karim Benzema pësoi lëndim gjatë trajnimit me kombëtaren franceze më 19 Nëntor, një ditë para nisjes së Botërorit në Katar. Ai mbeti në listën e Kombëtares franceze, pasi seleksionuesi Deschamps vendosi të mos ftojë futbollistë rezervë.

Siç shkruan gazeta prestigjioze spanjolle “Marca” Benzema është rehabilituar pas 10 ditëve dhe ka qenë gati t`i bashkangjitet ekipit kombëtar.

Më 29 Nëntor ka shkuar për pushime, pasi Deschamps kishte konfirmuar se nuk do ta ftojë sulmuesin që t`I bashkangjitet kombëtares franceze në Katar. Benzema të shtunën e kaluar ka nis stërvitjet me Real Madridin, kurse Franca nesër përballet me Marokun në gjysmëfinale.

“Ky vendim i Deschampsit tregon se raporti me Benzeman, megjithatë, nuk është zgjidhur. Deschamps nuk ka pasur ose nuk ka dëshiruar që të ketë durim për të”, shkruan “Marca”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share