Roma ka pësuar humbje ndaj Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Olympico” përfundoi me rezultatin 3:4, shkruan Gazeta Express.
Armand Lauriente (13’, 18’), Dominico Berardi (45’+4, nga penalltia) dhe Andrea Pinamonti (75’) shënuan në fitoren e mysafirëve.
Nicola Zalewski (26’), Paulo Dybala (51’) dhe Georginio Wijnaldum (90’+5) shënuan për vendasit.
Romakët luajtën me një futbollist më pak nga fundi i pjesës së parë, kur nga ndeshja u përjashtua Marash Kumbulla.
https://twitter.com/erpitoneasr/status/1634994501768073217
Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi goditi nga prapa Berardin, i cili ishte i shtrirë në zonë.
Ndryshe, Sassuolo pas kësaj fitore ka 33 pikë në pozitën e 13-të në tabelë, teksa Roma është e pesta me 47 pikë.