“Maqedonia është shteti i dytë bullgar”, reagime në Shkup

Kovaçevski: Politikanët bullgarë që nxisin gjuhë urretjeje nuk janë të mirëseardhur

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dënuar ashpër deklaratën e djeshme të deputetit bullgar dhe liderit të partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i cili nga Shkupi tha se “Bullgaria është deri në liqenin e Ohrit”.  Kovaçevski tha se në vend nuk janë të mirëseardhur politikanë që për përfitime politike bëjnë deklarime që nixsinin përçarje mes dy shteteve.

Është e pa hijshme kur një person vjen si mysafir në vendin tonë dhe sillet në atë mënyrë. Politikanë të tillë si ai dje dhe një tjetër që ka bërë video me mua, nuk janë aspak të dëshirueshëm në vendin tonë, sepse nuk njohin axhendë tjetër politike përveç përhapjes së trazirave dhe intolerancës mes dy vendeve dhe qytetarëve, vetëm për interesat e tyre politike. Për mua personalisht, politikanë të tillë nuk kanë pse të vijnë këtu”, deklaroi Kovaçevski.

Deputeti bullgar, Kostadinov gjatë hapjes së qendrës bullgare në Shkup tha se  “Maqedonia është shteti i dytë bullgar”. Sipas Kostandinov Maqedonia dhe Bullgari janë një popull, flasin një gjuhë dhe kanë një kulturë të përbashkët.

Kjo nuk është hera e parë që vijnë deklarata të ngjajshme nga Bulglaria në drejtim të Shkupit. Muaj më parë nga foltorja e Kuvendit Popullor Bullgar, Kostadinov deklaroi se “Maqedonia është bullgare, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë”. Deklaratën e politikanit bullgar e dënoi ashpër edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share