Maqedonia e Veriut nga nesër deri te dielën në fazën portokalli, MSH me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas informacioneve të marra nga alarmi i motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në katër ditët e ardhshme, nga e enjtja deri të dielën (21-24.07.2022), Maqedonia e Veriut do të preket nga temperatura të larta të fazës portokalli, dhe gjatë kësaj periudhe i gjithë territori i vendit do të kaplohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli nga ku  do të vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Rekomandimet:

1. Lirohen nga detyrat e punës grupet më të rrezikuara të popullsisë, si – gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.

2. Në institucionet për kujdes të fëmijëve (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00

3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për të moshuarit, të pafuqishmit dhe të pastrehët.

4. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë”, njoftojnë nga MSH.

 

Kujtojmë se popullata në periudhën e verës duhet të respektojë këto masa të përgjithshme mbrojtëse shëndetësore, si p.sh.

– Gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta, të qëndroni më shumë në dhoma të mbyllura (kryesisht me ajër të kondicionuar), dhe nëse është e nevojshme të qëndroni në një hapësirë ​​të hapur gjatë kësaj periudhe, të gjeni mundësinë e pushimeve më të shpeshta në hije.

 Të vishni rroba  të lehta, dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, vishni syze mbrojtëse dhe kapele dhe kur bëni banjo dielli përdorni krem ​​me faktor të lartë mbrojtës.

– Të konsumohen kryesisht fruta dhe perime, dhe më pak ushqime me yndyrë.

– Marrja e sasive të mëdha të lëngjeve, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë dhe shmangia e pijeve alkoolike.

– Kur hyni në një automjet, është e nevojshme të ventiloni atë për një periudhë të caktuar.

– Të sëmurët kronikë duhet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët e familjes.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet: larja e detyrueshme e perimeve dhe frutave të freskëta para përdorimit të tyre; përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes, si dhe shmangia e produkteve të papërpunuara termikisht./KlanMacedonia

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share