Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e Unionit për Mesdheun, Osmani sot në Barcelonë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Barcelonë do të marrë pjesë në aktin solemn të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun, i cili do të mbahet në kuadër të Forumit të Shtatë Rajonal të Organizatës.

Në takimin e krerëve të diplomacive nga 42 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun, Osmani po merr pjesë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Hoze Manuel Albarez, zëvendëskryeministrit dhe ministrit jordanez për Punë të Jashtme Ajman Safadi dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Zhozef Borrell.

Pas pranimit të vendit në Union, Osmani do të marrë pjesë në punën e takimit si përfaqësues i një anëtari të barabartë të organizatës.

Në margjinat e forumit, parashikohet që Osmani të takohet me ministrin spanjoll Albarez, si dhe të ketë takime bilaterale me kolegë të tjerë nga vendet anëtare të Unionit të Mesdheut.

Unioni për Mesdheun u krijua në Samitin e parë të Kryetarëve të Shteteve apo Qeverive nga rajoni Euro-Mesdhetar, i mbajtur në Paris më 13 korrik 2008. Ai përfaqëson një kornizë për rregullimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis BE-së dhe vendeve mesdhetare që nuk janë pjesë e Unionit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share