Maqedoni: Ndihmuan në arratisjen e të dënuarit, kallëzime penale për dy punonjës të burgut

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në burgun e Strumicës, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë mundësuar ikjen nga burgu një të dënuari që po vuante dënimin në këtë burg.

“Më datë 04.12.2023, V.T. – person përgjegjës në policinë e burgjeve, i dha urdhër policit të burgut M.S. me veturë zyrtare ta çojë personin i cili ishte në vuajtje të dënimit me burg në kryerjen e detyrave private në një objekt afarist në Strumicë. M.S., megjithëse e dinte se një urdhër i tillë ishte në kundërshtim me ligjin, ka vepruar sipas tij dhe kështu V.T. dhe M.S. e kanë lejuar të dënuarin të largohet nga burgu edhe pse ai nuk ka pasur të drejtë të shfrytëzojë një t[ drejtë të tillë. Pasi i dënuari është dërguar në objektin afarist, ai ka hyrë i vetëm dhe pasi ka dalë nga objekti është larguar me vrap”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share