Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit “Banjska”, por tashmë kemi shtrirë administratën në veri

Vazhdon të ekzistojë rreziku potencial që grupe të armatosura të përkrahura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së viti të kaluar ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin,  enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi.

Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiq janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar. Por gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiq, dhe vetë grupi Radoiçiq të zhvilloj ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi. Përderisa grupi i Radoiçiqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashëm” – tha Maqedonci.
Megjithatë sipas tij  në vend janë krijuar kushte për të parandaluar këto rreziqe.

Por gjithashtu duhet theksuar edhe fakti që tani më janë krijuar shumë parakushte që kjo të mos ndodh dhe këto parakushte janë krijuar nga institucionet tona por edhe nga prezenca e shtuar e trupave të KFOR përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Kohët e fundit është vërejtur një shtim i numrit të KFOR sidomos në brezin kufitar. Kjo është bërë pikërisht për të penguar futjen grupeve të tilla në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug dhe 48 baza të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Thelbi i kërcënimit ushtarak të Serbisë është gjithmonë politik, Serbia po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën, por edhe me vendet e tjera fqinje.

Ai konsideron se aktivitetet ushtarake të Serbisë, përfshirë blerjen e armëve dhe prodhimin e tyre, janë një kërcenim jo vetëm për Kosovën.

“Një pjesë ë këtyre kapaciteteve që ata po blejnë por edhe që po prodhojnë nuk janë kapacitete për mbrojte të territorit siç thirret shpesh presidenti  Vuçiq. Për shembull aeroplanët luftarak, janë kapacitet sulmues, por edhe dronët vetëvrasës që po prodhohen në fabrikat e Serbisë janë kapacitet sulmues. Normalisht që gjithë ky militarizim paraqet kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin në Ballkan. Ky kërcënim vjen edhe si trimërim që Serbia po e merr nga federata Ruse” – tha Maqedonci.
Aktualisht sipas një marrëveshje Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka të drejtë të veprojë në veri të vendit pa lejen e KFOR-it. Për situatën e sigurisë në këtë pjesë  kujdeset Policia e Kosovës dhe KFOR-i. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share