LËVIZJA BESA: MANIFESTI, TENTATIVË PËR TË MANIPULUAR OPINIONIN
LSDM i bëri thirrje VMRO DPMNE që të mbështetes Manifestin e partive politike në pushtet në lidhje me zhvillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Sipas socialdemokratëve dita ditës po shterren mundësitë që Mickoski të dëshmoj nëse është mbështet oreintimin pro evropian të shtetit.
“Mundësitë për Hristijan Mickovskin që të kyçet në bllokun Evropian po bëhen gjithnjë e më të rralla dhe nëse ai nuk e shfrytëzon këtë mundësi do të tregoje se të gjithë atë që e flet për ardhmërinë evropiane është bllof i zakonshme para publikut. Meqenëse ndryshimet kushtetuese janë shpallur publikisht dhe meqë askush, përfshirë DPMNE-në, nuk është kundër përmbajtjes së tyre, është koha për votë për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë” – tha Darko Kaevski, LSDM.
Nga VMRO DPMNE theksuan se me shpalljen e këtij manifesit pushteti dëshmoi paaftësi për ndërtim të një konsensusi nacional.
“Përveç faktit që me këtë hap pranojnë se nuk kanë lëvizur as një milimetër në drejtim të realizimit të interesave strategjike të shtetit, tregojnë mungesën e një kapaciteti të plotë për ndërtimin e konsensusit. VMRO pasi zyrtarisht të pranoj këtë dokument, do ta anlizoj dhe do të del me qëndrim” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Lëvizja BESA manifestin e quajti tentim të pushtetit për manipuluar opinionin.
“I ashtuquajturi manifest nuk është gjë tjetër përveç se tentativë për të manipuluar opinionin, e në praktikë gjithçka veprojnë kundër anëtarësimit në BE dhe vlerave të BE. Derisa nga njëra anë nënshkruhen vetëm letra, a nga ana tjetër rritet korrupsioni dhe pasurimi i familjarëve të Kovaçevskit dhe Ahmetit, BE-ja do na mbajë largë dhe do të mbetet vetëm ëndërr” – thonë nga Lëvizja BESA.
12 parti të koalicionit qeveritar publikuan të hënën një Manifest lidhur me zhvillimin e negociatave për anëtarësim fuqiplotë në BE. Sipas partive nënshrkuese, Manifesti paraqet një bazë të mirë për ndërtimin e unitetit rreth të ardhmes së vendit dhe me të Kuvendi definon korniza të pozicioneve, sipas të cilëve, duhet të veprojnë institucionet kompetente në negociatat me BE-në. /KlanMacedonia/