Manchester United po përjeton një revolucion të vërtetë nën drejtimin e Sir Jimmy Ratcliffe. Klubi ka bërë disa përforcime të rëndësishme, duke përfshirë Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro.
Tani, ata po synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin uruguajan Manuel Ugarte nga PSG për të mbushur boshllëkun që pritet të krijohet nga largimi i Casemiros. Ugarte ka arritur një marrëveshje personale me United, dhe tani mbetet vetëm gjetja e marrëveshjes mes klubeve.