Manchester United u rikthye tek fitorja në kampionat. “Djajtë e kuq” mbajtën gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit, pas fitores në limitet e kohës së rregullt, 4-3 në transfertën e Uolves. Një tre pikësh i arritur me shumë djersë nga ana e skuadrës së Erik ten Hag.
Pas Rashford që hapi festivalin e golave, në apel u shfaq Hojlund, i cili shënoi dhe asistoi në secilën nga dy ndeshjet të fundit në Premier League. Në moshën 20 vjeç e 362 ditë ai u bë lojtari më i ri i Junajtid që ka arritur këtë, për të thyer një rekord të mbajtur nga Cristiano Ronaldo.
“Djajtë e kuq” treguan edhe brishtësi në repartin e mbrojtjes, pasi ndaj Uolves dërgon në 50 numrin e golave të pësuar në këtë sezon. Më keq se ta në Angli ka bërë vetëm Sheffield United. Një përballje që dhuroi plot 7 gola, për të qënë ndeshja e gjashtë në historinë e Premier Ligës që prodhon pesë gola në 20 minutat e fundit.Goli i fitores mbërriti nga talenti Majno, për të vendosur një tjetër rekord në këtë përballje. Katër nga pesë golat e fundit të fitores në minutën e 90-të në Premier League janë shënuar nga lojtarë të moshës 18 vjeç e lart, duke qenë futbollist i Manchester United.
Tashmë, skuadra e Ten Hag numëron 35 pikë e distancuar me 16 nga Liverpool kryesues dhe 8 pikë nga zona e Kupave të Europës.
Klan News