Arrin marrëveshje me Cody Gakpo të kombëtares së Holandës
Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim për të siguruar nënshkrimin e parë ende pa u hapur merkato e Janarit. Me përfundimin e kontratës së Cristiano Ronaldos, Manchester United duhet të veprojë shpejt për të sjellë përforcime në sulm. Edhe nëse Ronaldo do të qëndronte në klub, nuk ka dyshim se United ka nevojë për konkurrencë të mëtejshme në krye.
Sipas mediave britanike, Manchester United ka ënë dakord në parim për të nënshkruar me sulmuesin e PSV, Cody Gakpo.
Holandezi ka pasur një fillim mbresëlënës në Kupën e Botës, duke shënuar dy herë në dy ndeshje. Ka të ngjarë që Manchester United të ketë pasur skautët e vet në Katar duke vëzhguar nga afër Gakpo dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë dy ndeshjeve të fundit dhe kjo mund të ketë sjellë përshpejtimin e planeve për të nënshkruar me sulmuesin përpara Janarit.
Gakpo ka shënuar 21 gola dhe asist në vetëm 14 ndeshje të kampionatit holandez këtë sezon dhe ishte vetëm çështje kohe që ai të transferohej në një klub më të madh. Manchester United u lidh me Gakpon gjatë verës, por zgjodhi të nënshkruajë me Antony, megjithatë tani duket se Erik ten Hag i dëshiron të dy llojtarët në formacion.
Klan News