Manchester City në kërkim të Jarrad Branthwaite, Pep Guardiola dëshiron talentin e Everton

Jarrad Branthwaite, mbrojtësi i Evertonit, është në vëmendjen e Manchester City. Ky 21-vjeçar anglez ka shkëlqyer në Premier League dhe pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Pep Guardiola, trajneri i City, dëshiron ta forcojë repartin e prapavijës me këtë talent të së ardhshmes. Branthwaite ka organizuar lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri teknike me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore.

Interes për të ka treguar edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid. Everton kërkon 60 milionë paund për transferimin e tij, një shifër që nuk bën problem për sheikët e “Etihad”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share