Skuadra angleze mundi 4-0 brazilianët e Fluminense
Mançester Siti është shpallur fitues i Kupës së Botës për Klube pasi mundi në finale 4-0 brazilianët e Fluminense.
Pritej një duel me shumë rivalitet, por britanikët kanë fituar lehtësisht ndaj brazilianëve.
Julian Alvarez ishte protagonisti kryesor i sfidës. Argjentinasi ka mbuluar me sukses mungesën e Haland teksa shënoi golin e avantazhit pas vetëm 40 sekondash lojë. Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 27 kur një gjuajtje e Foden u devijua në portën braziliane nga Nino.
Në pjesën e dytë Siti shënoi edhe dy herë të tjera me Foden dhe sërish me Alvarez, duke vulosur fitoren e pastër 4-0.
Ky është trofeu i pestë në 2023-shin për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola që mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit.
Klan News