Manchester City e ”shkel” Unitedit, spektakel golash në Etihad Stadium

Ka përfunduar në mënyrë spektakolare derbi i qytetit të Mançesterit.

City e ka shkatërruar Unitedin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-3.

Skuadra e Gurdiolës e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar golin e epërsië qysh në minutën e 8-të me anë të Phil Foden.

Erling Haaland, shënoi dy gola të spejtë brenda tre minutave (34, 37), kurse Foden arriti të shënoj golin e katërt për Cityn në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë, Manchester United tentoi të rikthehet në lojë, ku Antony shënoi një super gol në minutën e 56-të.

Por tetë minuta më vonë, Haaland kompletoi hat-trickun e quar rezultatin në 5-1.

Hat-Trickun në këtë ndeshje e komletoi edhe Phil Foden në minutën e 73-të.

Në vazhdim skuadra e United arriti të shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të sulmuesit Anthony Martial.

Fracezi fillimisht shënoi për 6-2 në minutën e 84-të, ndërsa në minutën e 90-të u tregua i sakt nga peanlltia.

Me këtë fitore City pozicionohet në vendin e dytë të Premier Ligës me 20 pikë, kurse United mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share