Manchester City gjendet në një situatë mjaft të palakmueshme.
“Citizens” po akuzohen nga Premierliga për thyerjen e rregullave, respektivisht mosrespektimin e “fair-play” financiar.
Për këtë arsye, mediat britanike ia kanë kushtuar rastit të Cityt ballinat e sotme të tyre.
“City akuzohet”, shkruan “Daily Mail”.
“City përballet me përjashtim”, shkruan “Daily Telegraph”.
Pra, alarmi i kuq është lëshuar për klubin e sheikëve arabë, të cilit mund t’i hiqen titujt e kampionit, të fituar në këtë periudhë, ndërsa e rrezikon edhe përjashtimin nga liga, në rast se vërtetohen mbi 50 për qind të akuzave.