Manastir: Dy rastet e vdekjes së fëmijëve – dorëhiqet drejtori i spitalit

Nis inspektimi i jashtëzakonshëm në spitalin e Manastirit

Derisa opinioni dhe autoritetet e shëndetësisë me javë ishin në pritje të raportit të obduksionit për shkaqet e vdekjes së 6-vjecares Jana Hristovska, që ndërroi jetë më 22 mars pasi mori infuzionon, lajmi për vdekjen e foshnjes së posalindur sërish ka trazuar opinionin, percjell KlanM.

Drejtori i Spitalit Klinik – Manastir, Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale – thuhet në një komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij, siç percjell KlanM, vjen pasi për më pak se një muaj në Spitalin e Manastirit ndërroi jetë 6-vjeçarja Jana Hristovska dhe foshnja e posalindur që kishte ndërruar jetë dy orë pas lindjes.

Pas lajmit për vdekjen e foshnjes së posalindur, Ministri I Shëndetësisë dje vizitoi Spitalin e Manastirit duke paralajmëruar se në këtë spital do të dërgohet ekipi I Inspektoratit për të bërë mbikqyrje. Gjatë ditës së sotme ka nis procedura e kontrollit.

Komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret përcaktimi i rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur. Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas dy rasteve të rënda, siç njofton KlanM, nesër në ora 17.00 qytetarët e Manastirit do të dalin në protest. Protesta do të mbahet para Spitalit Klinik të Manastirit. Sipas paralajmërimeve të organizatorit do të protestohet me sirena dhe heshtje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share