Man Utd ka avancuar në negociata për transferimin e yllit të Bayernit

Erik ten Hag e ka bërë Noussair Mazraouin e Bayern Munichut objektivin e tyre kryesor të verës, pasi holandezi beson që ai mund të ndihmojë në rikthimin e formës së Antonyt.

Mazraoui është njëri prej opsioneve që po konsiderohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Ten Hag e ka stërvitur 26-vjeçarin gjatë kohës sa kishin punuar së bashku tek Ajaxi.

Ai e mbështeti Antonyn në krahun e djathtë gjatë sezoneve 2020/2021 dhe 2021/2022 aty ku fituan titullin e ligës dhe shkëlqyen si dyshe.

Reprezentuesi maroken iu bashkua Bayernit në maj të 2022-ës ndërsa Antony u transferua tek Unitedi në gusht të atij viti për 82 milionë euro, duke u ribashkuar me Ten Hag, por duke dështuar që të dëshmojë veten.

Në mënyrë që transferimi të realizohet, Wan-Bissaka, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, duhet të largohet fillimisht.

Mbrojtësi i cili u transferua nga Crystal Palace për 45 milionë euro në 2019, kushton rreth 15 milionë euro ndërsa së fundmi u diskutua edhe mundësia e shkëmbimit të tij me Denzel Dumfries të Interit.

Lajmin për transferimin e mundshëm të Mazraouit tek Manchester Unitedi e bëri të ditur gazetari Florian Plettenberg.

Ai raportoi se marrëveshja për transferimin e tij tek West Hami ka dështuar dhe tani Unitedi po shtyn fortë që të sigurojë shërbimet e tij./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share