Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Manchester United ka shprehur interesimin e tyre për një pjesëtar të ekipit të Real Madridit, sipas raportimeve nga Spanja.

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e regjimit të Ruben Amorim si trajner i Manchester United, tashmë janë përhapur shumë thashetheme mbi atë se kush do të jetë transferimi i tij i parë.

Tani, një raportim ka sugjeruar se Unitedi ka bërë kontakte me përfaqësuesit e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Camavinga i cili tashmë ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve gjatë periudhës së tij tri vjeçare si pjesë e tyre, besohet të jetë i lumtur me interesimin e tyre, sipas Bernabeu Digital.

Sidoqoftë, kjo lëvizje ambicioze nga drejtuesit e klubit anglez duket të ketë qenë e pasuksesshme pasi reprezentuesi francez ka për qëllim që të qëndrojë tek Real Madridi për shumë vite.

Në atë që është një lajm pozitiv për tifozët e Unitedit është se bordi i klubit është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e ri me një shumë të majme parash për ta përforcuar ekipin.

Më herët ishte sugjeruar se Amorim do të operojë me një buxhet modest në krahasim me Erik Ten Hag, me këtë të fundit që ka shpenzuar mbi 600 milionë euro në transferime gjatë kohës sa ishte pjesë e ‘Djajve të Kuq’.

Emra si Joshua Zirkzee, Matthijs De Ligt, Noussair Mazraoui, Leny Yoro dhe Manuel Ugarte u transferuan në verë, që në total u desh të shpenzoheshin rreth 200 milionë euro./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share