Malmed: Ilaçi i falsifikuar “Ozempic” në tregun e RMV-së dhe BE-së!

UDHËZOJMË FARMACISTËT TË KENË KUJDES GJATË DHËNIES SË BARIT OZEMPIK

Agjencia Evropiane e Barnave ka njoftuar se në nivel të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar është zbuluar një tretësirë injektuese e falsifikuar e Ozempic (semaglutid) 1 mg, përcjellë KlanM. Stilolapsat e parambushur janë shënuar në mënyrë të rreme si bar për diabet Ozempic me numër serial MP5E511 dhe NP5G866.

MALMED-i ka marrë raportime për bar të falsifikuara në territorin e shtetit tonë nga poseduesi i lejes për vënien në qarkullim të barnave për barin Ozempik i cili përdoret për trajtimin e diabetit të llojit 2 me numrat serik: MP5B060, MG5B070 dhe MP5D775. Të njëjtat nuk janë importuar nga distributorët e autorizuar të poseduesit të lejes”, thonë nga Malmed.

MALMED, thotë se miratoi një letër për të punësuarit e kujdesit shëndetësor, të cilën e publikoi në faqen e saj të internetit dhe i referohet njohjes së barit të falsifikuar dhe procedurës së denoncimit të tij. Është e rëndësishme që të gjitha subjektet e përfshira të dinë për ekzistencën e një bari të falsifikuar Ozempik®.

“I këshillojmë pacientët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur blejnë barin Ozempik dhe për arsye sigurie ta blejnë barin vetëm nga persona juridikë të verifikuar dhe të autorizuar për shitjen me pakicë të barnave. Në rast se pamja e shiringës së ilaçit që ata kanë ndryshon nga bari origjinal, i këshillojmë pacientët që të mos e përdorin barin dhe të kërkojnë menjëherë këshilla mjekësore”, thonë nga Malmed.

Nga MALMED ua bëjnë me dije shitësve me shumicë që kur të zgjedhin furnitorët e tyre t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur furnizojnë barin Ozempik dhe të kontrollojnë nëse furnizuesi i përmbahet parimeve të praktikës së mirë të shpërndarjes në tregtinë me shumicë të barnave dhe të ket licencë për të kryer tregti me shumicë të barnave./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share