Mali i Zi kundër integrimit në grup

Milatoviç: Pranimi në BE do të jetë në “Parimin e Regatës”

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç është deklaruar kundër pranimit në një kohë në BE të të gjitha shteteve ballkanike.

Milatovic tha nga Kroacia pas takimit me homologun Milanoviçse progresi i secilit vend duhet të vlerësohet sipas meritave të tij nëpërmjet të ashtuquajturës “Parimi i Regatës”

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe progresi i secilit vend duhet të vlerësohet sipas meritave të tij individuale nëpërmjet të ashtuquajturës “Parimi i Regatës”. Unë me të vërtetë mendoj se e ardhmja evropiane. Unë punoj shumë që Mali i Zi të luajë një rol edhe më aktiv brenda aleancës së NATO-s,  në kuadrin e avancimit të rrugës sonë evropiane dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.”

Tregtia mes dy vendeve aktualisht kap shifrën e rreth 250 milionë eurove, ndërsa infrastruktura energjetike dhe e transportit janë njohur si fusha për forcimin e bashkëpunimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share