Mali i Zi: Gjashtë shqiptarë në parlamentin e ri

LEVIZJA “EUROPA TANI” FITON ZGJEDHJET, ROLI I SHQIPTAREVE KYC NE QEVERINE E RE

Lëvizja “Europa Tani” e Presidentit Jakov Milatovic fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Kjo partia ka arritur që të sigurojë 26 për qind të votave ose 23 mandate deputetesh, ndjekur nga aleanca “Së bashku” me kryesuese DPS-ne e ish presidentit Gjykanovic me 22 mandate, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 13 mandate dhe koalicioni Demokratë dhe Ura e Dritan Abazovic me 11 mandate.

Dy listat e shqiptareve ne keto zgjedhje kane prodhuar 3 mandate deputetesh. Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj. Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanovic ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviq, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Lideri i Lëvizjes Evropa tani, Milojko Spajic, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet shpejt. Ai tha se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe, dhe se do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta  per formimin e qeverise se re.

Spajic tha se e kishte deklaruar qartë se nuk do të bënte koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Zgjedhjet e fundit ne Malin e Zi treguan se partite pro evropiane moren mbështetjen me te madhe te qytetareve ndersa mbështetje te ulet paten ato por serbe dhe pro ruse.

Mbetet thelbesor roli i partive shqiptare per te krijuar qeverine e re te Malit te Zi e cila kerkon mbështetjen e te pakten 41 deputeteve nga 81 qe ka parlamenti.

Regjistrohet pjesëmarrje e ulet e zgjedhëseve, vetem 56.7% ndersa dy muaj me pare ne zgjedhjet presidenciale i kaloi 70%.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share