ARINJTË RREPTËSISHT TË MBROJTUR NË MALIN SHARR
I lodhur dhe i frikësuar, ariu Bozo – kështu e quajnë nga Parku Kombëtar, pas dhjetë orë, pasi ishte bllokuar nëpër telat, u lirua nga ekipi profesionist i Kopshtit Zoologjik të Shkupit.
Rastin e kishte denoncuar një banor lokal i Bozovës së Malësisë së Tetovës, I cili e kishte hetuar ariun afër stanit të tij.
Arinjtë janë banorë rreptësisht të mbrojtur të Malit Sharr, kurse popullsia lokale nga fshatrat e Malësisë jeton në bashkëjetesë me natyrën. Falënderojmë pronarin e stanit që denoncoi rastin që të lirohet ariu” – thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”.
Nga Parku Kombëtar, kanë falënderuar edhe zyrtarët policor që kishin siguruar terrenin, si dhe institucionet tjera kompetente me të cilët ishte koordinuar aksioni i shpëtimit.
Ndërkohë, banorët e fshatrave të Malësisë së Tetovës, thonë se janë shpeshtuar zbritja e arinjve nga malet deri nëpër vendbanimet. Sipas të gjitha gjasave në kërkim të ushqimit.
Kohë më parë në faqen e Facebookut të fshatit Brodec të Tetovës, u paraqit një video-xhirim ku shihet ariu në kërkim të arinjve të vegjël nëpër ujrat e shpejta të lumit Shkumbini.
Banorët e Brodecit thonë se ariu me të vegjlit shpeshherë afrohet dhjetëra metra larg shtëpive të para.