Malazezi Miljan Radoviq, trajner i KF Voska  Sport

Ekipi me përgatije starton më 29 qershor

Klubi i futbollit Voska Sport  pas pushimit tri javor  pasi që përfundoi kampionatin në : Ligën e dytë dhe si kampion siguroi kualifikim në Ligën e Parë të futbollit  vendor, me të madhe  ka filluar të kompletoj radhët e veta për sezonin e ri 2023/2024 në ligën e parë.

Fillimisht  drejtuesit e  klubit kanë angazhuar pasusesin e trajnerit Berat Imeri, e ai është malazezi Miljan Radoviq, me të cilin është arritur marrëveshje një vjeçare.

Trajneri  Miljan Radoviq me stafin e tij tani janë duke bërë plan  program  për fazat përagitore që është caktuar të fillojë me 29 qershor.

Ndërkohë drejtuesit e klubit  kanë nisur bisedat me futbollistë me të cilët do të vazhdonë kontratat dhe  njëkohësisht  kanë falënderuar  futbollistët  të cilët  nuk do të jenë pjesë e Voska Sport në sezonin e ri e ato janë: Ajradin CUCULI, Ylber BEQIRI, Oliver HRISTOV, Besart REXHEPI , Ujkan MUÇA, Ensar LUMA dhe Fiton ADEMI

Ditëve në vijim pasojnë bisedimet me pjesën tjetër të futbollistëve për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa në koordinimin me trajnerin e ri do të ju njoftojmë edhe për transferimet e reja që pritet të ndodhin ditëve në vijim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share