Për shumë njerëz, imazhi i Kalifornisë paraqet qiej të pastër, ujëra blu dhe diell. Por për banorët e Imperial County në juglindje të vendit, një jetë me frikën e astmës dhe alergjive është më afër realitetit.
Një vend ku ajri është një përzierje e tymrave toksikë, shtëllungave të pesticideve dhe shkarkimet e fabrikave. Ndërsa pluhuri i gazifikuar që vjen nga Salton Sea, liqeni më i madh në Kaliforni, tmerron ata që jetojnë pranë tij.
Sipas “The Guardian”, kjo hapësirë ujore është tkurrur ndër vite duke ekspozuar elemente hemuese si arseniku pluhur. Rastet e shtrimit të fëmijëve astmatikë që jetojnë pranë liqenit janë dyfishi i mesatares në rang vendi, ndërsa të rriturit astmatikë shënojnë ndër numrat më të lartë.
“Askush nuk na ka paralajmëruar për dëmin në shëndetin tonë. Në ditët me zagushi të verës, temperaturat arrijnë 48 gradë Celsius dhe në shkretëtirë endet një gaz në ngjyrë kafe. Deti lëshon një aromë sulfurike”, shpjegon një banore.
Ekspertët parashikojnë që Salton Sea, i formuar më 1905, mund të reduktohet me 75% deri në 2030 dhe do të përkeqësonte alergjitë dhe astmën e banorëve. Dikur, ky vend ishte një pikë turistike i vizituar nga vëllezërit Marx, Frank Sinatra apo presidenti Ajzenhauer, i cili luante golf pranë tij.
Në vitin 1990 nisi tkurrja e liqenit dhe rritja e kripësisë, e cila shkaktoi ngordhjen e shumë peshqve. Kjo shkaktoi edhe lulëzimin e algave helmuese dhe mijëra zogj kanë ngordhur nga helmimi ose uria.
Në një çerdhe pranë liqenit, secili prej fëmijëve është i pajisur me një çantë personale mjekësore që përfshin inhalatorë dhe pilula ndaj alergjive./tvklan.al