Tregu kinez i makinave vazhdon të ngadalësohet, falë ekonomisë në prag të deflacionit, por kjo mund të ketë një efekt të rëndësishëm në ekuilibrin e vendosur në Europë. Shitjet e makinave të pasagjerëve në Kinë ranë për të dytin muaj radhazi në korrik. Tregu më i madh në botë parashikohet të humbasë mundësinë e rimëkëmbjes pas pandemisë. Në vitin 2022 shitjet arritën në 24.2 milionë njësi dhe për vitin aktual u vlerësua një rritje prej 3%. Por, në shtatë muajt e parë pati një rritje vetëm 1.7% në 11.4 milionë njësi.
Për të rritur kërkesën, autoritetet kineze në qershor zgjatën uljet e taksave për blerjet e makinave me emetim të ulët dhe zero deri në vitin 2027. Në këtë pikë, prodhuesit kinezë po synojnë gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Në tremujorin e parë, Kina u bë eksportuesi i parë global, duke kaluar edhe Gjermaninë dhe Japoninë, falë një rritje të jashtëzakonshme prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në Europë, reflektimi i parë ndodhi me afirmimin e SUV-it Atto 3 nga BYD, makina elektrike më e shitur në korrik në Suedi, përpara Tesla Model Y, që kushton rreth 10 mijë euro më shumë. Vlerësimet flasin për një rritje të markave kineze në tregun europian nga 4%, në 6% deri në vitin 2026.
Blerja e një makine më të mirë dhe më performuese është tashmë një trend, por vështirësitë ekonomike mund të shtyjnë drejt zgjedhjeve më racionale, që do të thotë fokusimi në modelet më të lira të prodhuara në Kinë.
SCAN