Makina të ndaluara, flakadanë drejt qiellit… gjithçka u ndal në Varshavë në orën 17:00

Këto janë pamjet që vijnë këtë të martë nga kryeqyteti i Polonisë. Bëhet fjalë për festimet me rastin e 79-vjetorit të kryengritjes së Varshavës.

Shoferët ndalën makinat, qytetarët qëndruan pa lëvizur teksa disa ndezën flakadanë, ndërsa sirenat u dëgjuan në mbarë qytetin në orën 17:00 për të kujtuar pikërisht orën kur më 1 Gusht të 1944, luftëtarët e rezistencës polake tentuan të rrëzonin pushtuesit nazistë.

Më 1 Gusht të 1944 me mijëra banorë të Varshavës, ndonëse me pak armë në dispozicionin e tyre u ngritën kundër forcave të Gjermanisë Naziste për rimarrë kontrollin e qytetit të tyre, teksa ushtria sovjetike avanconte.

Kryengritja e Varshavës ra pas 63 ditësh, duke e lënë qytetin të rrënuar dhe historianët janë të ndarë nëse kjo kryengritje duhet të ishte ndërmarrë ose jo./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share