Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së mërkurës në Firenze të Italisë, pasi u përplas nga një makinë. Një person tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.
Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 dhe sipas të dhënave të para, shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në trotuar, duke goditur këmbësorët.
65-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra./tvklan.al