Një automjet është futur mes turmës së qytetarëve në Berlin të Gjermanisë, duke shkaktuar 1 të vdekur dhe të paktën 8 të tjerë të plagosur.
Automjeti, një Renault Clio ngjyrë gri, humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe u ngjit në trotuar, e përfundoi duke u përplasur me vitrinën e një dyqani.
Shoferi i makinës është arrestuar në vendngjarje. Forca të shumta të policisë gjermane kanë rrethuar zonën. Ndërsa nga ajri patrullojnë helikopterë.
BBC raporton se rreth 60 punonjës të urgjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Nuk ka të dhëna nëse ngjarja është aksident apo sulm i mundshëm. /tvklan.al