Majk ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca në programin “Zemër Luana” mbrëmjen e kësaj të diele në Tv Klan.
Nuk kishte si të mos realizonte një sfidë mjaft personale edhe reperi i njohur dhe për herë të parë ai del përballë sfidës së “Paintball” dhe personazheve në tabelë.
Një ndër pyetjet për Majk këtë herë ishte: “Cili prej këtyre artistëve kopjon më shumë?”
Reperi hezitoi të përgjigjej në fillim dhe zgjodhi të gjuantë një personazh e sipas tij, Noizy ishte artisti në tabelë që kopjon më shumë.
Nuk dihet marrëdhënia mes dyshes, por si duket Majk “i trazoi ujrat” me këtë lëvizje./tvklan.al