Sheshet kryesore të kryeqyteteve janë mbushur nga vendasit dhe të huajt
Magjia e festave të fundvitit po ndihet edhe në Kroaci dhe Slloveni. Në Zagreb, qytetarët bënë patinazh në një pistë akulli të ngritur në sheshin Tomislavac ndërsa kafenetë aty pranë gumëzhijnë nga qytetarët.
Të shumtë janë të huajt që kanë zgjedhur të vizitojnë kryqytetin kroat për të kaluar festat.
“Nuk e kam parë ende sheshin kryesor, por di që ka aktivitete për fëmijë, ka vende ku mund të bësh fotografi, muzikë të mrekullueshme, dhe një pistë perfekte patinazhi për fëmijët dhe natyrisht, edhe për të rriturit.”
Çdo vit, ne vijmë për Krishtlindje këtu sepse na pëlqen atmosfera, ka kaq shumë njerëz gjatë kësaj periudhë festash. Në Lubjanë, pati reshje të mëdha të borës.
Megjiathtë, kjo nuk i pengoi qytetarët të shijonin pemën e Krishtlindjes e cila ishte stolisur me dekorime të shumta.
Klan News