Madridi “pushtohet” nga delet/ Ky event organizohet në Spanjë që nga viti 1994

Blegërimat e deleve zëvendësuan boritë e makinave në qendër të Madridit.

Me qindra dele u lëshuan në kryeqytetin e Spanjës, një ritual i cili vazhdon që nga viti 1994.

Dikur kishte vende të hapura, por sot qyteti i ka pushtuar të gjitha hapësirat, madje edhe ato ku ndodheshin dikur shtigjet e rrahura nga barinjtë që lëviznin bagëtinë nga veriu i ftohtë në rajone me një klimë më të butë.

Shekuj më parë, rruga kalonte përmes një fshati të vogël, që nuk dallohej nga zonat e tjera të vendit. Por sot, ky fshat është shndërruar në kryeqytet dhe rruga e përshkron mes përmes qendrën historike të kryeqytetit.

Spektatorë të entuziazmuar, panë sesi barinjtë i udhëhiqnin qetësisht kopetë e tyre mes atraksioneve kryesore të qytetit dhe turmës së njerëzve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share