Madonna bie nga karrigia

Incident gjatë turneut “Celebration”

Nuk ka koncert të Madonna-s që mos ketë incidente. Gjatë performancës së hitit të saj “Open your Heart” mbretëreshës së Pop-it iu përmbys karrigia që tërhiqej nga një prej kërcimtarëve.

Pasi e pa duke qeshur kërcimtarin që e rrëzoi, i cili vazhdoi me performancën, 65-vjeçarja u ngrit vetë më këmbë dhe nuk pranoi as ndihmën e njërit prej kameramanëve.

Pavarësisht moshës, ky incident tregoi se Madonna është në formë shumë të mirë fizike dhe jo më kot vazhdon aktive karrierën e saj prej 45 vitesh, ndër më të gjatat në fushën e muzikës. Incidenti ndodhi në koncertin e Seattle, pjesë e turit “Celebration” të nisur prej muajsh.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share