Një grup nga Velesi sërish mashtrojnë dhe fitojnë në internet, me shitjen e “kartelave “milionëshe” që do të kishin vlerë nëse Donald Tramp i fiton zgjedhjet në SHBA – thuhet në një hulumtim të Radio Evropa e Lirë.
Është ky rasti i dytë që Velesi sërish vehet në qendër të vëmendjes, pasi në zgjedhjet e kaluara u krijuan më shumë se 100 ueb-faqe politike, ku ishin shpërndarë lajme të rreme, që favorizonin politikën e Donald Trampit.
Pas hetimeve dhe infiltrimeve disamujore në grupe të mbyllura në rrjetin social “Telegram”, Radio Evropa e Lirë, ka identifikuar 69 njerëz që kishin krijuar oferta të rreme për shitje të kartelave debitore me pamje të ish-presidentit amerikan, Donald Tramp. Janë gjetur edhe 88 ueb-faqe, përmes së cilëve ofrohen prodhime të ndryshme, sic thuhet, për “patriotët amerikan”.
Viktimë e të rinjve nga Velesi, sipas REL, ka qenë një gjyshe 86-vjecare nga SHBA, e cila kishte menduar se përmes një investimi prej 6.000 dollarë do të fitojë 4 milion dollar. Por, pas shpalljes për blerjen e “kartelave të Trampit”, ku kishte humbur mijëra dollarë, ekziston mundësia të qëndrojnë një grup njerëzish nga Velesi, që tashmë kanë fituar reputacionin për shfrytëzimin e emrit të ish- Presidentit amerikan.
“Detyrimisht shkruani për të marrë udhëzime konkrete se si t`i mashtroni amerikanët” – thuhet në një nga mesazhet në gjuhën maqedone në kanalin tashmë të mbyllur në Telegram, ku ka shitës nga Velesi dhe ku qasje mund të keni vetëm me leje të administratorit.
Njoftohet se numri I shitësve që komunikojnë me klienëtt mund të jetë shumë më I madh, për shkak se disa kanale të mbyllura në Telegram mesatarisht kanë nga rreth 300 anëtarë. /tvklan.mk