Macron uron Erdoganin: Ka sfida të mëdha me të cilat Franca dhe Turqia duhet të përballen së bashku

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka uruar presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë.

Ai në Twitter ka shkruar Franca dhe Turqia kanë sfida të mëdha që duhet t’i kalojnë së bashku.

“Ka sfida të mëdha që Franca dhe Turqia do t’i kapërcejnë së bashku. Kthimi i paqes në Evropë. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku me Presidentin Erdogan, të cilit i përcjell urimet e mia për rizgjedhjen e tij”, ka shkruar Macron.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share