NË BRUKSEL QËNDROJNË KRYENEGOCIATORËT E KOSOVËS DHE SERBISË
Presidenti i Francës Emanuel Macron ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë planin e BE-së ku përshihet respektimi i marrëveshjes së Brukselit, aneks marrëveshjes së Ohrit si dhe drafti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë të Zvicrës ai pati një takim me studentët e Universitetit ku ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.
“Tensionet janë qetësuar paksa tani. Shpresoj se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve”, tha Emmanuel Macron.
Megjithatë Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botë.
Gjatë ditës në Bruksel po qëndrojnë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka takuar ndaras fillimisht kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi e më pas edhe atë të Serbisë Petar Petkoviq.
Përpjekjet e BE-së janë që të zhvillohet edhe një takim trepalësh ku do të diskutohet plani i BE-së që i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë më21 tetor nga 5-shja euroamerikane.