Macron: RMV-ja para momentit historik – zgjedhja e juaja

NUK JAM KURSYER PËR TË GJETUR NJË ZGJIDHJE

Maqedonia sërish gjendet para një momenti kyc të historisë. 17 vite pas marrjes së statusit të kandidatit, sapo hapet një mundësi historike; hyrja në fazë aktive e procedit të aderimit në BE. Zgjedhja është e Juaja – thuhet në mesazhin e Presidentit të Francës Emanuel Macron drejtuar qytetarëve të RMV-së, që është publikuar nga Ambasada e Francës në Shkup.

“Nuk do t`ju them se marrëveshja është e përkryer, por do t`ua pastrojë rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, edhe ky bazohet në kompromise dhe balancime. Marrëveshja nuk e vë në pikëpyetje ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedone që është pjesë përbërëse e idetitetit tuaj” – deklaroi Emanuele Macron.

Ka ardhur koha të bëhet zgjedhja dhe ne jemi në anën tuaj për t`u inkurajuar ta bëni hapin e ri – thotë presidenti francez duke shtuar se sfida e radhës është hyrja në fazën e re të procesit integrues.

“E dijmë se gjatë gjithë kohës, anulimeve dhe vështirësive kjo perspektivë evropiane u bë cak i dyshimeve. Unë jam I vetëdijshëm për thellësinë e ndjeshmërisë për çështjet që duhet t`i zgjedhin Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Gjatë presidencës franceze me BE-në, sikurse edhe gjatë kohës së presidencës gjermane, portugeze dhe sllovene, nuk kurseva përpjekje që të gjendet një zgjidhje që do t`i respektojë interesat dhe dinjitetin e të dyja palëve” – thuhet në mesazhin e Presidentit Macron.

Në Bullgari, draft-marrëveshja ishte lëndë e debatit intensiv. Por, në fund, sic thotë Macron, Kuvendi bullgar mori përgjegjësinë dhe votim mbipartiak. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share