Macron qëlloi saktë rezultatin dhe golashënuesit e ndeshjes Francë – Poloni (VIDEO)

Presidenti francez Emanuel Makron njihet si adhurues i futbollit, por do të thonim edhe si parashikues i mirë i ndeshjeve.

Presidenti Macron para ndeshjes Francë – Poloni ka parashikuar saktë se ndeshja do të përfundojë me rezultatin 3 me 1 për Francën.

Por, jo vetëm kaq. I ka goditur edhe futbollistët që do të shënojnë golat.

“Mendoj se do të fitojmë 3:1. Levandovski do të shënojë një gol, sikurse Mbappe ose ndoshta Giroud, i cili dëshiron të hyjë në histori, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze” – ka deklaruar Macron, kurse parashikimet e tij dolën të jenë të vërteta.

Macron ka theksuar se pas cdo ndeshjeje të ekipit kombëtar në Katar, ka telefonuar seleksionuesin Didier Deschamps, për të cilin ka thënë se vlerëson përvojën dhe njohurinë e tij./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share