Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal, por i ka kërkuar atij të qëndrojë në post për të vepruar si kujdestar deri në emërimin e një kabineti të ri.
Attal ofroi dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, por presidenti e refuzoi, duke synuar të ruajë stabilitetin. Macron pranoi dorëheqjen e Attalit pas një takimi në Elysee, por i kërkoi të qëndronte në post deri në formimin e një qeverie të re.
Kjo periudhë e paqartësi politike do të vazhdojë deri sa të emërohet një kryeministër i ri, ndërsa Kushtetuta franceze nuk përcakton afatin kohor për këtë proces.