Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur se Franca nuk do një luftë botërore. Presidenti francez Macron në një postim në rrjetin social në Twitter ka shtuar se po ndihmohet Ukraina që të rezistojë në tokë e saj, por q ëtë mos e sulmojë kurrë Rusinë.
Macron ka shtuar se Putin duhet të ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne nuk duam një luftë botërore. Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar Emmanuel Macron në Twitter.
We do not want a World War.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 13, 2022
Ky reagim i Macron ka ardhur pasi vendet e NATO-s, aleatë të Ukrainës kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev pasi kryeqyteti ukrainas u godit nga sulmet me raketa. Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaj, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë premtuar që do të forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë./tvklan.al