Macron konfirmon mbështetje për Shqipërinë

Më 6 Tetor në Pragë mblidhet Komuniteti Politik Evropian

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e hapur të negociatave.

“Unë mendoj që fakti që arritëm te menaxhojmë gjatë presidencës sonë zgjidhjen e ngërcit mes Bullgarisë dhe Maqedonise se veriut na dha mundesine qe te zhbllokojme situaten e hapjes se negociatave edhe për Shqipërinë. Ka një shtim të përpjekjeve të forcave destabilizuaese që duan të shfrytëzojnë tensionet mes komuniteteve. Ne nuk mund të tolerojmë situata të tilla duke ju dhene ketyre shteteve nje prespektive te qarte per integrimin evropian”, është shprehur Macron.

Macron paralajmeroi takimin e parë me lideret ballkanike ne Prage me 6 Tetor në kuadër të komunitetit të ri politik evropian.

“Në Pragë me 6 Tetor ne do të zhvillojmë takimin e parë të formatit të ri të komunitetit të ri politik evropian.

Kjo do të na lejojë që të takohemi çdo gjashtë muaj ne si shtete anëtare të Bashkimit Evropian, me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor e gjërë.

Ne duhet të ndërtojmë me këto shtete, marredhenie ndërqeveritare rreth furnizimit me energji, politikës së jashtme dhe të sigurisë, lëndëve të para dhe sigurisë ushqimore”, është shprehur Macron .

Sipas presidentit Macron ideja e tij per krijimin e Komunitetit Politik Evropian nuk zevendeson procesin e zgjerimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share