Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas rezultatit katastrofik të forcës së tij në zgjedhjet europarlamentare të fituara nga Fronti Nacional i drejtuar nga Marine Le Pen.
Në adresimin e tij nga popullit francez, Macron u shpreh se rritja e nacionalizmit është një rrezik për Francën dhe Europën. Ai gjithashtu bëri thirrje që francezët të votojnë kundër ekstremeve dhe të mos kenë frikë. Perspektiva e një bashkëpunimi me Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen ose një qeveri koalicioni janë ndër skenarët e mundshëm.
Edhe pse nuk dha dorëheqjen, ai shpalli zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij e djathta ekstreme kishte 40% të votave, një situatë që sipas tij nuk mund të dorëhiqet. Përveç Francës, e djathta ekstreme fitoi edhe në Austri, ndërsa në Gjermani fituese projektohet CDU, e ndjekur nga ekstremi i djathtë AfD.