“Macja le të lahet, prapë do të thahet…”, kush është vajza e vogël që e ka kënduar këngën e famshme

Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. Ajo shprehet për “Rudina” në Tv Klan se në momentin kur i duhej të zgjidhte çfarë do të studionte, ndoqi hapat e së ëmës.

Por përpara kësaj kishte tentuar diçka me muzikën duke mundur të fitonte një çmim të rëndësishëm me një prej këngëve më të famshme që fëmijët e këndojnë edhe sot.

Edlira Athanas: Në qoftë se mund të shkoj edhe më përpara fare, unë jam fituesja e çmimit të dytë të Festivalit të Fëmijëve.

Rudina Magjistari: Vërtet? Kjo na kishte shpëtuar! Pra edhe ke kënduar.

Edlira Athanas: Po. Pubiku besoj se duhet ta kujtojë këtë këngë, “Bie shi”.

Rudina Magjistari: Dhe si bënte kënga?

Edlira Athanas: Është “macja le të lahet…”

Rudina Magjistari: Mos më thuaj!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share