RRAHMANI: ARSYEJA E LARGIMIT NDËRLIDHET ME PROJEKT-KODIT CIVIL
Largohen edhe dy deputet nga LVV në Kosovë. Njëri nga deputet e larguar Eman Rrahmani ka thënë se arsyeja e largimit të tyre ndërlidhet me Projekt-Kodit Civil, e largimin masiv të qytetarëve nga vendi.
Edhe dy deputët I janë larguar lëvizjes Vetëvendosje duke e rritur në 5 numrin e deputëtëve që janë larguar nga kjo parti prej fillimit të mandatit.
Deputetët e deritanishëm të Vetëvendosjes Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit.
Rrahmani ka thënë se arsyeja e largimit të tyre ndërlidhet me Projekt-Kodit Civil, e largimin masiv të qytetarëve nga vendi.
“Projekt-Kodi Civil që me disa dispozita cenon familjen tradicionale, projektligji për shëndetin riproduktiv që legalizon fertilizimin me donim pa identitet të njohur që dërgon në incest e të mos flasim për cenimin e familjes.
Tha se përgjatë këtyre tri viteve kanë arritur të ndalin shumë iniciativa kundër familjes.
“Këto ligje kanë qenë të papranueshme për pothuajse të gjitha vendet e rajonit por edhe për një pjesë të madhe të shteteve evropiane që edhe sot nxjerrin ligje për ruajtjen e familjes dhe fëmijëve
Ata kanë zyrtarizuar kalimin në “Listën për Familjen”, udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga Vetëvendosje më herët janë larguar edhe deputetët Haki Abazi, Fatmir Humolli dhe Doarsa Kica Xhelili.